Metës i mbaron mandati në 24 korrik/ Balla: Kemi ende kohë për të zgjedhur Presidentin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, teksa më 24 korrik përfundon mandati i Ilir Metës në këtë post.
Balla u shpreh se Kuvendi ka ende kohë në dispozicion për këtë çështje, ndërsa shtoi se afati i fundit sipas ligjit është data 24 maj. Ai theksoi se ne mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS çështje e kreut të shtetit nuk do të jetë pjesë e rendit të ditës.
“Neni 88 i Kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i zgjedhjes së Presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se sa 60 ditë nga data e përfundimit të mandatit. Pra jo më vonë se 24 maji. Kuvendi ka ende kohë në dispozicion dhe pak ditë deri sa të fillojë procedurat. Procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës merr 5 raunde në Kuvend. Në 2017 Presidenti i Republikës është zgjedhur më 27 prill sepse procesi përkonte me mbarimin e mandatit të Kuvendit.
Në rastin tonë, procesi duhet të përfundojë më 24 maj dhe brenda datës 24 maj që është dhe një ditë, që ka pasur një kontekst të caktuar historik, ne do të kemi dhe presidentin e ri të Republikës, ose Presidenten e re të Republikës.
Edhe sot në konferencën e radhës së kryetarëve nuk do kemi një kalendar për këtë çështje. Kalendari do të miratohet në një mbledhjet pasardhëse. Ky proces ka një kalendar të posaçëm”, tha Balla.