I përhumbur në mendime, “paparazzi” fotografon Bashën të vetmuar në lokal

Dy ditë pas dorëhqjes nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është fotografuar si qytetar normal në një lokal të kryeqytetit.

Nëse dje u kthye në selinë blu për të marrë gjërat personale që kishte në zyrën ku kishte “mbretëruar” plot 9 vite, nga humbja në humbje, sot ka menduar të relaksohet plotësisht.

Basha është fotografuar në një lokal afër ish-shtëpisë së tij, i vetmuar, i menduar dhe disi i përhumbur.

Me siguri po reflekton, sikurse nënvizoi pas disfatës së 6 marsit, por tashmë me veten e tij, pa peshën e përgjegjësisë së kreut të opozitës shqiptare.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Basha në vazhdim, nëse do të kandidojë sërish për kreun e PD në zgjedhjet për drejtuesit e rinj të demokratëve apo do të qëndrojë si deputet i thjeshtë deri në fund të mandatit.

I përhumbur në mendime,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT