Autobusët ‘Fantazmë’ të Putin/ Si po i transportojnë fshehurazi trupat e vdekur të ushtarëve rusë (FOTO)

Autobusët fantazmë të Putinit transportojnë fshehurazi trupat e ushtarëve rusë të vdekur jashtë Ukraina

Kanë dalë pamjet e një kolone autobusësh nëpër rrugët e Bjellorusisë, që thuhet se mban trupat e ushtarëve të vdekur rusë.

Pamjet e frikshme janë marrë në Gomel, në Bjellorusinë juglindore, afër kufirit me Ukrainën, ku Rusia pushtoi një muaj më parë.

“Nuk duket shumë qartë – por tetë autobusë sanitarë po lëvizin…” dëgjohet një zë duke thënë në sfond.

Të paktën tre autobusë të gjelbër të shënuar me shenja “V” shihen duke kaluar nëpër rrugën e zbrazët dhe besohet se “ngarkesa” erdhi nga betejat me ushtrinë ukrainase në rajonin e Chernihiv.

“Mund t’i shoh ata duke sjellë një barelë; mendoj se janë të dy të plagosur dhe Cargo-200 [gjuha ruse për ata që u vranë në betejë],” tha personi në video.

Spitalet e Gomel tashmë janë mbushur me ushtarë rusë të plagosur në luftë.

Autobusët 'Fantazmë' të Putin/ Si po i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT