Me foton e Hashim Thaçit, Rama: Ndarja nga jeta e Albright, lajm i trishtueshëm! Mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës

“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës #RESPEKT”.
Ky është mesazhi i dhënë nga nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Shefi i ezkekutivit ka gjetur të ndajë mesazhin e trishtë duke përdorur një foto të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe sekretares Albright, për ti dhënë një kuptim më të plotë.
Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ndërroi jetë të mërkurën në moshë 84 vjeçare. Familja e saj tha në një njoftim se Madeleine Albright, vdiq nga pasojat e kancerit. “Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.