Debate në mbledhjen e kryesisë së PD-së/ Gjana përplaset me Bushatin për dyert e blinduara: S’të shkon ky propozim! Deputeti: Mos më përmend familjen

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është shoqëruar edhe me debate të forta. Debati ka ndodhur mes deputetit Helidon Bushatit dhe Jemin Gjanës, pasi ky i fundit i ka kërkuar deputetit që mos të merret me gjëra të vogla, siç janë dyert sipas tij, por të diskutojë për gjëra më të rëndësishme.

Gjana: Më vjen keq se je edhe familje e madhe e bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjera me të rëndësishme.

Bushati: Mos me cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd, por mos me cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT