“Çeçenët myslimanë do i varrosim me mish derri”/ Ukraina kërcënon aleatin e Putin

Presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadirov ka mbështetur Vladimir Putin në sulmet ndaj popullit ukrainas. Kjo mbështetje ka sjellë tensione mes çeçenëve dhe ukrainasve janë në momentet më kritike.
Në prag të kësaj situate nënkryetari i bashkisë së qytetit me një milion banorë të Ukrainës, Dnipro, Mykhailo Lysenko i ka hedhur më shumë ‘benzinë zjarrit’, duke deklaruar se ka marrë një vendim ku çeçenët e vrarë që i përkasin besimit mysliman dhe e kanë të ndaluar mishin e derrit, do të varrosen me lëkurë derri.
Lysenko shkruan në postimin e tij: “Ne kemi zyrtarisht një vendim. Të gjithë çeçenët e vrarë në Dnipro do të futen në lëkurë e mish derri dhe do të varrosen ashtu. Falenderojmë fabrikat e mishit të qytetit tonë për mbështetjen dhe do të shohim nëse mund të shkojnë në Parajsë kur të varrosen kështu”.