Vuçiç bën një përjashtim për Shqipërinë: Do vijojë eksporti i grurit dhe misrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar ditën e sotme se Serbia do të vijojë të dërgojë grurë dhe misër në vendin tonë, duke bërë një përjashtim nga vendimi për ndalimin e eksporteve.
Vuçiç deklaroi se 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit do të shkojnë në Shqipëri.
“Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë”,- tha ai.
Më herët Serbia vendosi të ndalonte ekposrtin e drithërave ë bukës, vajit dhe disa ushqimeve të tjera, për shkak të krizës që ka përfshirë Evropën, si pasojë e konfliktit Ukrainë-Rusi.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, deklaroi kohë më parë se po negociohej me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza.