S’ka tryezë me Berishën! Bardhi e konfirmon: Të tërhiqet, shkaktari i problemit nuk sjell zgjidhje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se konfliki i brendshëm në PD nuk i ka bërë mirë askujt dhe i ka shpërqndruar nga fokusi kryesor.

Në një intervistë televizive Bardhi është shprehur ndër të tjera se shkaktari i problemit, duke iu referuar Sali Berishës, duhet të tërhiqet.

Gazment Bardhi: Tërheqja e Berishës në këtë fazë nuk është ndonjë sakrificë e madhe në këtë fazë krahasuar me 30 vitet përpjekjej të një partie. Një parti që ka në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë në qeveri dhe mund të qeverisë.

Kjo çështje duhet zgjidhur vetë nga zoti Berisha. Ata janë ftuar për të qenë pjesë e një grupi të përbashkët pune, pa paragjykuar asnjë. Ka një qëndrim të shumicës dhe janë ftuar të gjithë deputetët e rithemelimit për të qenë bashkë në një grup pune. Sikundër ka pasur një qëndrim të shumicës së grupit parlamentar që ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit që ka ftuar secilin prej kolegëve, që të bëhen pjesë e grupit parlamentar dhe të kenë pjesë të ngrenë grupin e punës. Konflikti i brendshëm në PD, ka shfokusuar nga misioni që ka PD.

Ky konflikt i brendshëm na ka shfokusuar nga ky funksion. Sa më shumë të zgjasë kjo gjendje aq më shumë dobësohet PD. Ky është momenti për t’i thënë ndal kësaj rruge. Nëse vazhdojmë dhe grihemi me njëri-tjetrin, në pushtet qëndron Edi Rama.

A do të ulet zoti Berisha në tryezë me ju

Gazment Bardhi: As zoti Basha nuk është

Po zoti Basha ka ikur, Berisha ka zgjedhur të qëndrojë

Gazment Bardhi: Më dëgjo

Nuk largohet Berisha, çfarë ndodh

Gazment Bardhi: Nëse nuk largohet, pyeteni se përse interesi i tij personal është më i madh se ai ndaj demokratëve

Çfarë ndodh nëse nuk ikën

Gazment Bardhi: Në do të apelojmë sërish

Është i panegociueshëm qëndrimi apo largimi i Berishës

Gazment Bardhi: Nuk është kusht, edhe pala tjetër kërkoi që të mos ulej Basha apo jo? Ne u ngritëm në përgjegjësinë që të bënte zoti Basha hapa pas….

Nuk e bën Berisha këtë sepse ka votat me vete

Gazment Bardhi: Të bëjë një hap pas, shkaktarët e problematikës nuk ofrojnë zgjidhje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT