Salianji gjobitet për shpifje ndaj Evi Kokalarit/ Ja deklarata që çoi në Gjykatë deputetin demokrat

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë deputetin demokrat Ervin Salianji, pas padisë së bërë nga Evi Kokalari për shpifje.

Kokalari paditi në gjykatë Salianjin, pasi ky i fundit deklaroi se bashkëshorti i saj  ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë,  i financuar nga qarqet anti-shqiptare.

“Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT