Rusia tërhiqet nga Ukraina? Shefi i ushtrisë: Do fokusohemi vetëm në…

Rusia duket se po bën ‘prapa-kthehu’ në luftën me Ukrainën, pas përballjes me rezistencën e fortë që i ka kushtuar shumë humbje.
Shefi i ushtrisë ruse thotë ka deklaruar se do të përqendrojë luftën në përpjekjet e saj kryesore të për “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës Donbas, raporton BBC .
Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia kishte shqyrtuar dy opsione për “operacionin e saj special ushtarak” , teksa njëri mbulonte të gjithë Ukrainën dhe tjetri duke u fokusuar në Donbas.
Komentet, lanë të kuptohet për një ulje të mundshme të synimeve të luftës të Rusisë. Forcat ruse kanë hasur në rezistencë të fortë në veri të Ukrainës dhe rreth Kievit.
Sergey Rudskoy, kreu i departamentit kryesor operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, tha se 93% e rajonit të Luhanskut dhe 54% e rajonit të Donetskut ishte nën kontrollin rus.
Rusia kishte shkatërruar shumicën dërrmuese të forcave ajrore dhe marinës së Ukrainës, dhe kjo shënoi fundin e suksesshëm të fazës së parë të konfliktit, shtoi ai.
Megjithatë, ministria e mbrojtjes nuk përjashtoi mundësinë e sulmit në qytetet ukrainase që ishin bllokuar dhe tha se Rusia do të reagonte menjëherë ndaj çdo lëvizjeje për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën – diçka që Presidenti Zelensky e ka kërkuar vazhdimisht.
Ministria tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pushtimin e saj derisa objektivat e vendosura nga Putin të ishin arritur pa specifikuar se cilat ishin objektivat.