Përplasja për ‘non grata’/ Berisha sfidon SHBA dhe tregon rastin kur ikën nga politika

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë konferencën e parë brenda selisë së PD-së, duke marrë kështu në dorë edhe frenat e partisë, pas më shumë se 7 muajsh, që nga shpallja e vendimit të Bashës si përjashtuar nga grupi i PD-ja. Në këtë konferencë ai u pyet se si do të zgjidhte çështjen me SHBA-në, ku ai është shpallur si person non-grata. Ai konkretisht u pyet nëse kishte ndonjë mesazh ndaj SHBA-së dhe deklaratë se amerika do të ndërpresë marrëdhëniet me PD-në nëse në krye të saj është një person i shpallur “non-grata”.

Ish-kryeministri dha këtë përgjigje duke u shprehur se Partia Demokratike si parti konservatore i ka marrëdhëniet më të mira me Republikanët amerikanë.

Gjithashtu ai theksoi se çështja e shpalljes non-grata u ndikua George Soros, duke akuzuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.  Ai tha se ky ishte një vendim i diktuar nga Edi Rama dhe për këtë edhe vetë kongresmenët amerikanë i kanë bërë me dije sekretarit Blinken, se është vendim pa prova.

“Lobimi i Sekretarit të Shtetit për të ndihmuar Edi Ramën. Ju keni një kongresmen që i tha sekretarit të Shtetit se vendimi jot vjen nga hiçi. Po ka një realitet nën ndikimin e Soros është marrë ai vendim”, tha Berisha.

Ndërsa deklaroi hapur se nëse rast se i verfikohet qoftë edhe një provë që ka përfituar nga fondet publike ai apo fëmijët e familjarët e tij, ai do të merrte vendimin e duhur, duke nënkuptuar largimin politika.

Deklarata e Berishës

Pyetjen e ke të tepërt në kuptimin, por përgjigjen më të shkëlqyer ia kanë dhënë demokratët me votën e lirë. Marrëdhëniet e mia me SHBA janë dhe do të mbeten marrëdhënie të diktuara nga aferat e lirisë, parimet e demokracisë, që mbajnë popujt e lirë. Meqë e shtron në këtë mënyrë do të jap edhe një përgjigje të dytë. Kjo parti është parti spektrit konservator dhe ka për partnere të saj, PR, republikanët amerikanë, dhe ju jeni dëshmitarë që eksponontë ndër me të rëndësishmit të kësaj partie e kanë quajtur vendimin e sekretarit të shtetit, një vendim të mirfillët politik, nga vendimi i George Soros për të ndihmuar Edi Ramën. E ky zotëri që kanë bërë këtë deklaratë ka qenë një njeriu më i besuar i vendit pas presidentit të SHBA. Ju keni një kongresmen që tha se vendimi ishte i kundraligjshëm.

Ka një realiteti, po, që ka disa që mbajnë anën e Soros, e sikurse ka një tjetër që e cilësojnë vendim hakmarrës që është nga personalitetet më të shquara të atij vendi. Duke deklaruar të gjitha këto i siguroj shqiptrarët, në momentin që të pubkohet një fakt i vetëm një provë e vetme se unë edhe fëmijët e mi, kemi abuzuar me fondet publike qoftë edhe një qindarkë unë marrë vendim, përndryshe qëndroj shqiptarë krenarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT