LAJMI FUNDIT/ Berisha: Do të konkurroj për kreun e PD-së, ftoj rivalët, gara do të jetë e hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në konferencën për mediat se do të garojë për kreun e PD.

“Që të të them se më detyron të përsëris përgjigjen padiskutim që unë do të jem  në garë të hapur dhe ftoj cilin do koleg, që dëshiron të garojë është i mirëpritur në një garë të ndershme me rregulla”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha ka ftuar të gjithë ata që synojnë të marrin postin e kryetarit të PD-së të konkurrojnë me platformat e tij.

“Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Por të themi që nuk vendos Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku Anëtarësi merr në dorë fatin e partisë dhe anëtarësia ka në dorë dhe fatin tim”, tha ai.

Ai ka zbardhur bisedën me Gazment Bardhin dhe Enlekejd Alibeajn. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se  nuk pati vetëm një shtrëngim duarsh por edhe diskutim.

Ai tha se ata ishin të përkushtuar për një bashkim të PD. “Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre më kanë shprehur kërkesën që zgjedhja për kryetar të tyre të shtyhet me datën 20 prill. Unë e diskutova këtë çështje dhe po hartohet udhëzuesi për t’u shpërndarë. Është një proces pozitiv nisur edhe nga marrëdhënia që kanë pasur me ish-kryetarin. Ai ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problematikat e krijuara nga drejtimi i tij. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, ka një statut. Ju jeni kuriozë të dini edhe çfarë u bisedua. Shova u shtrëngova dorën, u ula dhe bisedova me kryetarin e Grupit Parlamentar Bardhi dhe Alibeaj. Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh, por edhe diskutim. Unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD. I gjeta të përkushtuar në këtë mision por është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT