VIDEO/ Çfarë po ndodh në Shkodër? Demokrati nuk përmbahet, puth foton e Berishës të stampuar në derë

Me shqyrtimin e statutit të ri të Partisë Demokratike nga ana e Gjykatës Civile të Tiranës, ‘Grupi i Rithemelimit’ është nisur drejt selisë blu me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha.
Por ajo që u vu re gjithashtu ishte dhe një veprim i menjëhershëm nga ana e shkodranëve. Ata mbuluan derën e selisë së Partisë Demokratike me një foto të Berishës.
Por nuk është mjaftuar me kaq, siç duket një militant shkodran është afruar dhe ka puthur foton e ish-kryeministrit.
Ndërkohë kujtojmë që pak kohë më parë ministrja shkodrane Edona Bilali e ka quajtur Ramën Zeus, sot një qytetar shkon dhe adhuron e puth foton e Sali Berishës. Çfarë po ndodh kështu në Shkodër?!/ Gazeta Shqip