Sulmi rus në Ukrainë/ Kuleba: Negociatat me Moskën janë shumë të vështira!

Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka quajtur bisedimet me Moskën shumë të vështira.

Sakaq, ai premtoi të mos tërhiqet nga kërkesat e saj, më shumë se një muaj pas pushtimit të Rusisë.

“Procesi i negociatave është shumë i vështirë. Delegacioni ukrainas ka marrë një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne këmbëngulim, para së gjithash, për një armëpushim, garanci për sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës,” shtoi ai.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT