Video/ Raketa me dronë mbi depozitat, rebelët donin të anulonin Formula 1 në Arabinë Saudite, rritet çmimi i naftës në bursë

Një zjarr gjigant shpërtheu në një kantier nafte Aramco në Jeddah të Arabisë Saudite, ku mbahet Çmimi i Madh i Formula 1 këtë fundjavë.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka denoncuar një sulm me raketa në jug të vendit nga rebelët Huthi të Jemenit, të cilët kanë marrë përgjegjësinë.
Aramco firma që u godit është një nga sponsorët kryesorë të Formula 1. Sulmi u mor përsipër nga rebelët Houthi të Jemenit.
Ndërkohë nafta e papërpunuar e ëest Texas Intermediate u rrit menjëherë më 1,04 dollarë, ose 0,9%, në 113,34 dollarë. Të dielën, autoritetet saudite konfirmuan një tjetër sulm në objektet e Aramco-s, me rebelët Houthi duke përdorur raketa dhe dronë për të synuar të paktën gjashtë vende në të gjithë Arabinë Saudite, duke përfshirë një depo karburanti Aramco dhe një fabrikë të gazit të lëngshëm natyror.
Attacco missilistico ad un impianto di #Aramco a Jeddah, in Arabia Saudita. L'impianto si trova a circa 15km dal circuito di F1, dove si stanno svolgendo le prove libere. pic.twitter.com/EBeJzzqsIW
— Nicola Saladino (@NicolaSaladino1) March 25, 2022