Pasi nisi luftën në Ukrainë, Putin reagon i indinjuar: Perëndimi po tenton të bojkotojë kulturën ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar ditën e sotme se Perëndimi po tenton të bojkotojë kulturën ruse.
Sipas putn bojkoti është aq i gjera sa përfshirë edhe punën e kompozitorëve të mëdhenj si Pyotr Tchaikovsky, Dmitry Shostakovich dhe Sergei Rachmaninov.
Bëhet me dije se Putin e ka thënë këtë gjatë një takimi me figurat e kulturës, që u transmetua në televizion.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Putin e krahasoi anulimin e një sërë ngjarjesh kulturore ruse në javët e fundit, me veprimet e Gjermanisë Naziste në vitet ’30.
“Sot, ata po tentojnë ta bojkotojnë kulturën njëmijëvjeçare, popullin tonë”, tha Putin, duke cituar anulimin e ngjarjeve në disa shtete perëndimore, ku ishin përfshirë artistët rusë.
“Po flas për diskriminimin gradual kundër çdo gjëje të lidhur me Rusinë… një tendencë që po shfaqet në një numër shtetesh perëndimore”, tha ai./ Gazeta Shqip