Sulmi me raketa në Arabinë Saudite, depot e karburantit vijojnë të digjen prej disa orësh

Depot e naftës në Jedah të Arabisë Sauditem të sulmuara me dronë dhe raketa balistike, vijojnë të digjen prej orësh.
Flakët dhe tymi i zi kanë “pushtuar” qytetin e dytë më të madh saudit, teksa zjarrfikësit e kanë të pamundur të shuajnë flakën për shkak të sasisë së madhe të karburantit që gjendet në ato depo.
“North Jeddah Bulk Plant”, ku ndodhi shpërthimi, ruan naftë, benzinë dhe karburant avioni dhe mban më shumë se ¼ e të gjitha furnizimeve të Arabisë Saudite. Autorësinë e sulmit e mori grupi rebel “Houthi”, i mbështetur nga Irani.