Lufta me Ukrainën e ka një datë përfundimi dhe atë e ka vendosur Putin, çfarë parashikon Rusia?

Prej disa javësh negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës nuk po bëjnë përparim.

Pozicionet e palëve duken gjithnjë e më të ngurta dhe konfrontimi i armatosur vazhdon, duke vrarë civilë dhe ushtarë nga të dyja palët.

Pavarësisht të gjithë këtyre detajeve, ushtarët rusë po marrin indikacione nga eprorët e tyre se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj, raporton Sky News. Bëhet me dije se 9 maji është data në të cilën Rusia feston ‘Ditën e Fitores’ në kujtim të kapitullimit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qëllimi i parë për forcat ruse në Ukrainë është kontrolli i të gjithë rajonit të Donbasit në lindje të vendit, tha ministria e mbrojtjes e Moskës e cituar nga TASS.

Ndërkohë që sipas “Guardian”, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se forcat ruse kanë krijuar një korridor të pjesshëm tokësor drejt Krimesë nga territori i rajonit të Donetskut./ gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT