ALARMANTE/ Fierza drejt tharjes, pamjet tregojnë kuotat minimale të ujit në liqen

Thatësira e cila ka kapur vendin ka sjellë  krizë energjitike për shkak të  shterimit të prurjeve në Liqenin e Fierzës.

Teksa pamjet e shpërndara në rrjet janë alarmante, ato tregojnë se dita ditës Liqeni i Fierzës, po shkon drejt “vdekjes” duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë.

Ndërkohë siç edhe është raportuar më herët ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër. Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.

“Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT