Turqia kërkon të lehtësojë negociatat midis palëve ndërluftuese, Erdogan bisedon me presidentin e Ukrainës

Zyra e presidentit turk ka zbuluar të premten vonë se Rexhep Tajip Erdogan ka folur në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensku. Dy homologët kanë diskutuar për situatën në Ukrainë dhe negociatat midis Moskës dhe Kievit.
Bëhet e ditur se presidenti turk i ka thënë Zelenskyt se ai kishte ngritur mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës në një samit të fundit të NATO-s.
Ankaraja, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën, është pozicionuar si një palë neutrale, duke kërkuar të lehtësojë negociatat midis palëve ndërluftuese.
Më 6 mars, presidenti turk, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk.
Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë mbajtur një sërë raundesh negociuese, por ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat konkret për dhënien fund të luftës.