A ka më vend PD-ja për Lulzim Bashën? Flamur Noka jep përgjigjen epike

Flamur Noka ka qenë ditën e sotme në ambientet e selisë së PD-së ka ka inspektuar nga afër zyrat dhe dyert e blinduara prej ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.

Teksa u ndal para mediave Noka është pyetur nëse Basha ka më vend në selinë blu dhe përgjigja e tij ishte epike.

Ai ka shtuar se te gjithë personat që nuk kanë lidhje me regjimin kanë dhe do të kenë lidhje me PD-në. Ndërkohë që kujtojmë se para konfirmimit të statutit nga ana e Gjykatës Civile për PD-në, Komisioni i Rithemelimit e konsideronte Bashën peng të regjimit.

“Kjo do jetë derë e hapur për çdo demokrat, kjo periudhë do i përkasë të shkuarës. Do të doja që ta kalonim këtë situatë, por të shihnim para. S’mund të rrimë peng i hijeve të bunkerit. Do të kemi betejë me regjimin që po u pi gjakun shqiptarëve. A ka vend për Lulzim Bashën në PD? Ka vend për çdo qytetar të lirë që nuk pajtohet me regjimin.”- tha Noka./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT