Njoftim për të gjithë Shqiptarët e Amerikës !

Shqiptarët e Amerikës përgatiten për Festën e Flamurit.
Nju Jork – Shoqatat dhe organizatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur përgatitjet për festimin e 98-vjetorit të Festës së Flamurit.
Shoqatat “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave dhe Arteve”, kanë planifikuar që ngritja simbolike e flamurit shqiptar të bëhet në Manhatan të Nju Jorkut.
Ngritja e flamurit do të bëhet ditën e diel, më datë 28 nëntor, në orën 11, në vendin e quajtur “Bowling Green Park, Brodway” New York, NY 10004.
Ngritja e flamurit shqiptar organizohet me lejen e Bashkisë së New Yorkut.
Drejtuesit e Shoqatave ftojnë gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA që të marrin pjesë në këtë aktivitet me rëndësi të madhe kombëtare.
