Zelensky zbulon se janë vrarë 16 mijë trupa ruse, ka një thirrje për Putin: Asnjë pjesë e territorit ukrainas s’do t’i dorëzohet tiranit

Presidenti Zelensky ka thënë se 16.000 trupa ruse janë vrarë, ndërsa ushtarët e tij po përgatiten për të rimarrë qytetin e parë që Putin pushtoi.

Udhëheqësi ukrainas tha se trupat e tij u dhanë goditje të fuqishme forcave të Moskës dhe i kërkoi Kremlinit të negocionte për t’i dhënë fund luftës.

Por ai paralajmëroi se “nuk do lejojë kurrë që asnjë pjesë e territorit ukrainas t’i dorëzohet tiranit Putin, si kusht për arritjen e një marrëveshje”.

Trupat e Zelensky po përgatiten të rimarrin sot Kherson, i cili ishte qyteti i parë i madh që forcat pushtuese morën nën kontroll.

Image

Një këshilltar i ministrit ukrainas të mbrojtjes tha se mendonte që qyteti mund të rimerrej sot nën kontroll.

Por Ukraina tha se bisedimet me Moskën janë “shumë të vështira” dhe u zotua të mos tërhiqet nga kërkesat e saj, më shumë se një muaj pas pushtimit të Rusisë.

“Procesi i negociatave është shumë i vështirë. Delegacioni ukrainas po mban një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci sigurie dhe integritet territorial të Ukrainës”, tha ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Ukraina është e mbushur me tanke dhe automjete të blinduara ruse të djegura, mbetje të avionëve të rrëzuar dhe trupa të pajetë të ushtarëve, shumë prej të cilëve adoleshentë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT