Kryemadhi paralajmëron largimin dhe i hap rrugë Metës: Kisha vendosur të ikja me Ilirin! Tradhtia e Bashës dëmtoi LSI-në, ‘faturën’ do e paguaj unë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ajo komentoi dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD-së, ndërsa e cilësoi atë një veprim të vonuar.

Ajo foli për tradhti nga ana e Bashës, faturë që sipas saj po e paguan ajo me karrierën politike. Mes të tjerash Kryemadhi tha në ‘Neës24’ se duhet lidership i ri politik në frontin opozitar.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar se kishte në plan që të largohej nga politika aktive, ndërsa Presidenti aktual, Ilir Meta, të merrte edhe një mandat të dytë. Ajo tha në emisionin “Kjo Javë”, se planet u prishën për shkak të Lulzim Bashës dhe faktit që opozita nuk u shpall fituese në zgjedhje. Kryemadhi paralajmëroi se Meta do të rikthehet sërish në politikë dhe do të jetë më aktiv se kurrë, ndikuar kjo nga nevojat që ka vendi.

Monika Kryemadhi: Unë Ilir Metën e shoh aktiv në politikë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, nëse opozita do ishte fituese do të ishte Meta sërish President në një mandat të dytë. Monika Kryemadhi do të tërhiqej dhe do të pozicionohej si gruaja e Presidentit. Çdo vit ka një luftë dhe pas kaq shumë vitesh do të shihnim një jetë politike dhe familjare. Mesa duket, kjo jetë e imja do të jetë në botën e përtejme.

Nuk mundet që të kem me Metën më shumë se 2 ditë pushime. Më vjen keq që s’do e kem këtë shans, sepse angazhimi i Metës në politikë do të jetë i jashtëzakonshëm. Unë do të kem pozicionet e mia, do të kem angazhimin tim. Politika do të jetë aktive, jo në këto takimet diplomatike, sepse i nervozojë ndonjëherë diplomatët. Por do të jem aty ku jap më të mirën. Do të jetë një rrugë e gjatë, që na e zgjati Lulzim Basha. Duam apo s’duam shqiptarët duhet të besojnë njëri-tjetrin.

Si mundet Rama?

Monika Kryemadhi: Ai mundet shumë kollaj, të qëndrojë përballë e të mos shitet. Rama e di shumë mirë që nuk ka më Lulzim Bashën përballë, që diku e kërcënon me dosjen e Belgjikës, që e mbajti dy vite. Ndërkohë, nuk ka më Lulzim Bashës që dëshmia nuk mbyllet në Prokurorinë e shtetit. Pra janë gjëra më të thjeshta tashmë.

A keni një figurë për të zëvendësuar Presidentin?

Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që kam ndonjë ide. Mendoj që Ilir Meta kudo që ka shkuar i ka dhënë pushtet pozicionit të vet. Edhe kur ishte kryetar parlamentit nuk kishte rëndësi, por u bë i rëndësishëm. E njëjta gjë ndodhi edhe me Presidencën, sepse ajo është pa asnjëlloj kompetence. Parlamenti që i dhuruam Ramës, prodhuan që Presidentit iu hoqën të gjitha kompetencat

Meta-Berisha?

Monika Kryemadhi: Është një grup i madh që e neveritnin lidershipin e Bashës. Kësaj do i bashkohen opozitarizmit.

Do të ketë arrestime të tjera?
Monika Kryemadhi: Ato duhet të kishin ndodhur me kohë, qoftë për Alqi Bllakon. Ka edhe shumë elementë të tjerë. Shpresoj që SPAK të mos mbetet peng i politikës. E them edhe njëherë, partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të jenë të kujdesshëm që për të shpëtuar karrierën e Veliajt, të rrëzojnë reformën.

Rritja e çmimeve, karburantit, një tjetër protestë pritet të martën?

Kryemadhi: Është një manipulim ajo që ka bërë Edi Rama. Është demagogji e madhe. Rritja e çmimeve do të ndodhte, nuk diskutohet. Kanë qeshur me mua, kur thash që Putini nuk frikësohet nga ju, por merruni me çështjen e ushqimeve se ne 90% të bazës ushqimore e importojmë nga Serbia. Është e shëmtuar kur protesta bëhet për t’i vendosur gjobë qeverisë. Unë e inkurajoj këto protesta. Të rinjtë e LSI kanë dalë gjithmonë.

Si i keni ndjekur këto zhvillime në PD?
Që pas zgjedhjeve të 25 prillit, mund të them se interesimi i imi si Monikë, apo dhe i LSI-së, ka qenë indiferent se çfarë ndodhte brenda PD, për shkak të situatës të së cilës lideri i opozitës tradhtoi të gjithë kauzën e opozitarizimit dhe të atyre shqiptarëve që se suportonin dhe se mbështesin qeverinë e Ramës, por në kutitë e votimit u gjet ‘Rama 3’. Kjo krijoi një ndjenjë negative në LSI por ne jemi qenë të rezervuar në deklaratat tona kundrejt zotit Basha.

Me shpalljen e zotit Berisha non-grata, i cili mendoi ta mbante larg PD këtë kauzë morale, indiferenca ose mungesa e Bashës dhe e suportuesve të tij mediatikisht më pas thashethemnatë ku thuhej se shkaktarë të humbjes së PD ishte LSI apo Berisha. Ndaj menduam se ishte e vlefshme skema Basha Rama. Dhe vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës tregoi se ai kishte marrëveshje me Ramën. Koha është dhe një nga elementet kryesore që do të zbardhë skemën e 25 prillit.

Pati një kohë të gjatë ku kërkohej dorëheqja e Bashës. Ju e prisnit dorëheqjen e zotit Basha?

Për hir të së vërtetës, të gjithë liderat e frontit opozitar duhet të largoheshin dhe duhet të largohen për të krijuar një frymë të re, një strategji të re. Strategjia, duam apo s’duam ne, e konsumimit të opozitarizimit, përballë një strukture mkjaft kriminale dhe të korruptuar, kërkon lidershim të fortë. Që ndërton një strategji të bazuar në veprimin opozitar dhe një axhendë të qartë.

Cili është lidershipi i fortë?
Ky lidership do të dalë gjatë rrugës. PD do të ketë kuvendin e saj dhe LSI është në riorganizim të saj. Se di për strukturat e tjera. Edhe shumë lëvizje që kanë të bëjnë me qëndresën qytetare dhe protestat qytetare, me shumë grupe të tjera, normalisht që do të formojnë një opozitarizëm të pakapur. Se kam ndjekur në asnjë moment fjalimin e tij. Një veprim i vonuar nga ai. S’jam askushi që të komentoj se çka ndodh me PD.

Jam dikushi që mund të them se tradhtia e zotit Basha dëmtoi LSI në maksimum, që sot ka 4 mandate. kjo është një nga faturat që do ta paguaj Monika kryemadhi me karrierën e saj politike që i besoi atë arsenal të rinj një dordoleci politik që ishte peng i interesave financiare të familjes së tij por dhe të veprimeve të tij politike në të kaluarën. Dorëheqja e tij kishte më shumë hall se si do të dilte imazhi i tij mediatik se sa ajo çka thoshte. Është një perceptim që ai ka qenë sipërfaqësor sa i përket thelbit të gjerave. Por jo sipërfaqësor në lidhje me interesat e tij./ NEWS 24

Back to top button
LAJMET E FUNDIT