Vuçiç habit me deklaratën: Vetëm unë e njoh Putin-in, e di se çfarë ka në mendje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot në një dalje për shtyp se  e njeh shumë mirë presidentin rus Vladimir Putin, si dhe ia di mendimet.

Duke folur për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ai tha se ky ishte një vendim shumë i drejtë nga ana e Serbisë.

“Unë mendoj se ne kemi marrë vendimin më të drejtë dhe më të mirë për ne. Dhe si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan dhe ata vërtet duan që ne të vendosim sanksione që ata vetë nuk i vendosin”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Putin-in e njeh më mirë  99% të liderëve të botës dhe e kupton se çfarë ka ai në mendjen e tij.

“Besoj se Putin e njoh më mirë se 99 për qind e liderëve të botës dhe e kuptoj atë që ka në mendjen e tij. Mendoj se Perëndimi e befasoi në fillim dhe se tani është në një situatë ku nuk ka ku të shkojë dhe se ai po e befason më shumë Perëndimin dhe duhet të luftojë”, tha presidenti serb.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT