LAJM I FUNDIT/ Merr flakë komisariati i policisë në Kamëz, 3 të lënduarit dërgohen në spital, 1 në gjendje të rëndë

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri i rënë në ambientet e komisariatit në Kamëz. Mësohet se zjarri ka nisur në ambientet e të ndaluarve. Deri më tani, tre persona janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë.

Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur. Bëhet e ditur se të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera.

Abcneës.al, mëson se një prej personave është në gjendje më të rëndë për shkak se është nxjerrë pa ndjenja jashtë vendit ku ka rënë zjarr. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Kamzës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT