Pas “dorëzimit” të Bashës/ Berisha shfaq sloganin e ri të PD dhe logon e dikurshme

Tashmë selia e PD-së është marrë nën zotërim nga grupimi i Foltores, që kanë nisur procesin që e cilësojnë si ç’bunkerizim të godinës, duke i hequr dyert e hekurt të blinduara.
Por duket se Berisha po punon me shpejtësi, pasi ka marrë vendimin të ndryshojë edhe zyrën e kryetarit të PD-së, që dikur rrinte Lulzim Basha. Mësohet se Berisha ka publikuar edhe sloganin e ri të PD-së.
“Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” Ky është slogani i publikuar nga Berisha në rrjetet sociale e që shoqërohet me logon e vjetër të PD-së
Sikurse shihet, fotoja reflekton logon e dikurshme të PD, që nga koha e themelimit të saj, imazh ky që u miratua nga gjykata një ditë më parë bashkë me ndryshimet statutore. Kujtojmë se neser, Berisha ka njoftuar takime të foltores në Tepelenë dhe Përmet.
Slogani i Bashës ishte “Të zgjedhim të ardhmen” e se më marrjen e frenave të Berishës slogani i ri do të “pushtojë” selinë blu.