Nënkryetari i Mariupol ngre alarmin: Fëmijët po vdesin nga mungesa e ushqimit dhe dehidratimi

Sergey Orlov, nënkryetari i qytetit të Mariupolit ka ngritur alarmin, pasi në një intervistë për BBC-në tha se njerëzit në qytet po vdesin si pasojë e urisë dhe dehidratimit.

“Disa po vdesin nga dehidrimi dhe mungesa e ushqimit. Disa nga mungesa e ilaçeve, insulinës… sepse s’ka ndihmë mjekësore Disa nëna nuk kanë as qumësht e as ushqim për fëmijët e tyre. Çfarë duhet të bëjnë me foshnjat e tyre? Nuk e di. S’ka fare ushqim për fëmijët në qytet”, tha Orlov.

Mariupoli ka përjetuar sulme shkatërruese nga forcat ruse që nga ditët e para të luftës. Fotografitë që tregojnë rrënojat e lagjeve të tëra, dëshmojnë tragjedinë që i ka ndodhur qytetit.

Pjesa më e madhe e spitaleve kanë shkatërruar si pasojë e bombardimeve, ndërsa banorët qëndrojnë shumicën e kohës në bodrume, pa ujë dhe elektricitet.

“Njerëzit kërkojnë mundësi për të mbijetuar. Ata po i japin ushqime njëri-tjetrit dhe po mbledhin drunj për të gatuar në rrugë”, shtoi Orlov.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT