“Lufta fillon tani”/ Basha heq dorë nga dorëheqja, Rama e uron, rrjetet sociale “ringjallen” e nuk i ndahen

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por rrjetet scoiale duket se nuk e pranojnë këtë fakt. Politikani më i preferuar i faqeve që merren me krijimin e memeve për të argëtuar ndjekësit e tyre, është bërë sërish pjesë e rrjeteve sociale.

Këtë herë, ‘stacioni shqiptar’ ka rikthyer Bashën fuqishëm me një nga shprehjet më epike që kanë dalë nga goja e tij: Lufta nis tani!

Ajo që nuk mungon në këtë status është edhe mbështetja e kryeministrit Edi Rama, që e përgëzon për dhënien e dorëheqjes nga dorëheqja e tij.

“Të lumtë”, shkruan Rama.

Postimi në rrjetet sociale:

Pasi pashë reagimet nëpër rrjetet sociale dhe pasi ndjeva me shpirt dëshpërimin e 95% të demokratëve për largimin tim, kam vendosur që për të mirën e Shqipërisë dhe Demokratëve të jap dorëheqjn nga dorëheqja ime.

Ky është një rikthim i fuqishëm dhe në bindje të plotë për të vazhduar luftën aty ku e lashe. Shpresoj që të jeni mirë, pasi vetë shkëlqyeshëm jam. I juaji përjetë Lulzim Basha./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT