4 vetë për ta ngritur/ Selia e PD-së si bunkier, një derë e blinduar peshonte 350 kg

Që prej ditës së djeshme, në selinë e PD kanë filluar të hiqen dyert e blinduara. Hapja e dyerve filloi qëkur iku Lulzim Basha, por dje filloi çmontimi i tyre.
Së fundmi, ka ngelur edhe pak që selia të jetë e hapur plotësisht, por siç raportohet nga punëtorët, një nga dyert e blinduara që Basha kishte urdhëruar peshon plot 350 kg.
Mendohet se ajo ka qenë e vendosur në hyrjen kryesore. Për ta zhvendosur atë u deshën katër persona.