“Kriminel lufte”/ Protestuesit varin ‘Putinin’ me duart me gjak përpara ambasadës ruse në Oslo (Foto)

Që prej momentit kur Vladimir Putin urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës, në shumë vende të Evropës ‘shpërthyen’ protestat kundër tij.

Së fundmi, në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë, një grup qytetarësh kanë vendosur një kukull “Putin” të varur përpara ambasadës rusë ne Oslo. Duart e kukullës Putin janë të lyera në gjak, ndërsa mbi trupin e tij kanë vendosur një shirit “kriminel lufte”.

Fotografia nga ambasada ruse është bërë shumë virale orët e fundit.

“Kriminel lufte”/ Protestuesit varin ‘Putinin’ me duart

Back to top button
LAJMET E FUNDIT