Zbulohet shteti ku do të zhvillohen negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Ditën e nesërme do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë.

Raundi i radhës i bisedimeve do të zhvillohet në Turqi.

Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë që nga fillimi i pushtimit muajin e kaluar si “shumë të vështira”.

Raundi i parë i bisedimeve midis dy ekipeve të negociatorëve u zhvillua në Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, por Turqia ka luajtur një rol në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, me takimin e ministrave të jashtëm rus, ukrainas dhe turk në Antalia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT