Gjendja e Spitaleve në kohën e Enverit për të gjithë ata që thonë se ishim më mirë

Nga Ergys Mërtiri

Sociologu Ergys Mërtiri ka publikuar një faksimile të vitit 1977 ku shteti komunist tregonte gjendjen e sistemit shëndetësor.

Ndër të tjera ai shkruan:

Gjendja e Spitaleve ne Kohen e Enverit – Per te gjithe ata qe thone se ishim mire ne ate kohe.
Pjese nga nje dokument i Keshillit te ministrave, viti 1977:

“Kohet e fundit kane ngjare ndodhi te renda me pasoje vdekjeprurese, qe jane shkaktuar nga pakujdesi te mjekeve dhe personelit tjeter shendetesor.

Ne shtepine e lindjes se qytetit te Durresit vdiq nje grua 22 vjecare ne lindje e siper nga dhenia e gjakut te nje grupi tjeter; ne Spitalin Civil te Beratit, per shkak te pakujdesise dhe sherbimit te pakualifikuar, nje qytetar vdiq nga gangrena, qe solli perforacionin e zorres se holle dhe pritonit; ne Spitalin e Rresheint, nga pakujdesia gjate nderhyrjes kriurgjikale, mjeku ishte lene ne barkun e nje gruaje te operuar nje garze te madhe, qe shkaktoi vdekjen e pacientes;

Ne korce, nje i ri vdiq nga asfiksia mekanike per shkak te ekzaminimit te percipte dhe formal nga ana e mjekut kurues; ne Tirane, ne Spitalin Klinik Nr. 2 nje femije 4 vjecar, qe kishte grupin B te gjakut, iu be trnsfuzion me gjak te grupit A, qe i shkaktoi vdekjen. […]

Te meta jane verejtur edhe gjate ekzaminimit te te semureve, nuk vihet diagnoza ne afatet e caktuara, nuk organizohen sistematikisht dhe ne kohen e duhur konsultat, nuk merret plotesisht anamneza e te semurit, ngaterrohen ilacet e te semureve, kurajt jo gjithmone behen ne kohen e caktuar dhe ne rregull, analizat laboratorike ndiqen ne dinamiken e tyre tek te semuret e rende dhe per keta te fundit nuk organizohet mbikqyrja e rregullt dhe e vazhdueshme.

Ka raste kur, gjate nderhyrjeve kirurgjikale, demtohen organe te shendosha, nuk kontrollohen ne menyre te plote organet e memura dhe te demtuara nga faktore te jashtem dhe, per te gjitha keto, nuk mbahen qendrime te prera sipas ligjeve dhe udhezimeve ne fuqi.”

Gjendja e Spitaleve në kohën e Enverit për të gjithë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT