Rëndohet bilanci/ Sa ushtarë rusë janë vrarë deri më tani në luftë. 586 tanke dhe 123 avionë janë shkatërruar

Nga 24 shkurt deri më 28 mars, humbjet totale luftarake të trupave ruse janë rreth 17,000 personel. Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Humbjet totale të përafërta luftarake të armikut, nga 24 shkurti deri më 28 mars, janë si më poshtë: afro 17,000 personel, 586 tanke, 1,694 mjete luftarake të blinduara, 302 sisteme artilerie, 95 sisteme MLR, 54 njësi të mbrojtjes ajrore, 1123 avionë, helikopterë, 1,150 automjete, 7 anije, 73 kamionë rezervuari karburanti, 66 UAV të nivelit operacional dhe taktik, 21 njësi pajisje speciale dhe 4 sisteme të lëvizshme SRBM”, thuhet në raport.

Vihet re se të dhënat për humbjet e armikut po përditësohen, pasi llogaritja është e ndërlikuar mes armiqësive dhe luftimeve shumë intensive.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT