VIDEO/ IKMT vijon prishjen e objekteve pa leje, përplaset me pronarët e një hoteli në Radhimë

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa lejë në vijën bregdetare të Radhimës. Në plan janë 10 objekte për t’u prishur, pasi janë përjashtuar nga procesi i legalizimit, ndërsa sot puna do të nis me shembjen e një hoteli 3-katësh dhe një beach-bari në breg të detit pranë Portit të Jahteve në Radhimë.

Sipas IKMT lajmërimi i pronarëve është bërë që ditën e premte, ndërsa thotë se objektet që do të shemben sot nuk janë më pjesë e procesit të legalizimit.

IKMT, së bashku me forca të shumta policore kanë ndërhyrë në një hotel trekatësh në Radhimë. Sipas IKMT ndërhyrja ishte me qëllim objektet te cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.

Ndërkohë ndërhyrja është kundërshtuar nga pronarë të hotelit. Por këta të fundit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT. Disponojnë dokumentat e tokës ku është ndërtuar hoteli.

Ndërkohë hoteli është dhënë prej dhjetorit me qera ndaj një shtetasje italiane, ndërsa ngrenë pretendimin se janë lajmëruar vetëm pak dite më parë dhe pikërisht të premten. Shtetasit italianë që kanë investuar kanë deklaruar se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT