Meta drejt largimit nga Presidenca, Balla: S’kemi pasur një profesionist mbi palët, por një palë mes palëve

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se Presidenti Meta nuk ka mbajtur një pozicion neutral ashtu siç ia kërkon detyra.
Sipas Ballës, Meta ka qenë një palë mes palëve duke mos bërë kështu asnjë ndryshim, teksa shpreson që vendi të ketë një President më profesionist të pa krahasueshëm me aktualin.
“Ajo që..dhe këtu po flas në cilësinë time si kryetar i grupit të PS, është se Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për një president normal. Natyrshëm që s’kemi pasur një profesionist mbi palët, por një palë mes palëve. Ishte mes palëve, të palëve të opozitës. Ajo që na duhet ne është që Shqipëria të zgjedh një president që të jetë diametralisht të kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shpresoj që Shqipëria të ketë një president/presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm se ai që kemi.”, tha ai.
Kujtojmë që më 24 korrik Ilir Metës i mbaron mandati për të qenë në krye të Presidencës dhe ka premtuar se do të ketë një rikthim të bujshëm pranë LSI-së./ Gazeta Shqip