Video/ Helmimi, flet punonjësja: Kishin hedhur ilaç për minjtë, kur nisëm të ndiheshim keq na thanë…

Punëtorët e një fabrike që prodhon kabllo e tela për automjetet për llogari të një kompanie gjermane janë helmuar gjatë ditës së sotme vetëm pak minuta pasi kishin shkuar në punë. Një pjesë e tyre janë paraqitur në spital me shenja helmimi, ku kanë marrë mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Kishin hedhur ilaç për minjtë dhe nuk na thanë. Nga ilaçi i minjve nisi helmimi. Në repartin tim jemi rreth 100 gra që punojmë”, tha njëra prej grave që po merr serum në urgjencën e Spitalit rajonal të Durrësit.
NEWS 24 ka siguruar dëshminë e punonjëseve, të cilat thanë se në fabrikë ishte hedhur bar miu që shkaktoi edhe shenja helmimi masiv te dhjetëra punëtorëve. Fillimisht kanë marrë mjekim nga mjeku i fabrikës, i cili vendosi që puna të mbyllej për sot. Por edhe pse u dërguan në shtëpi një pjesë e punonjëseve që iu kanë vijuar simptomat kanë mbërritur në spital ku kanë marrë mjekim të specializuar. Mjekët thanë se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shteit nw lidhje me kwtw ngjarje thekson se “mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.