Propozimi i rrezikshëm i Lavrov: Bisedimet e ardhshme për Ukrainën të mbahen në Beograd

Rusia është e gatshme të shqyrtojë një takim me Ukrainën në qytete të tjera, për shembull, në Beograd, ka thënë sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton gazeta ruse Izvestia.
Rusia, tha ai, do të jetë e gatshme të marrë në konsideratë qytete të tjera për negociata me Ukrainën, duke përfshirë Beogradin.
“Vendi i takimit duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pasuar nga një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt. Tashmë është arritur një marrëveshje për takimin e Stambollit, e cila pasqyron një pikë gjeografike në të cilën mundësitë e të dyja palëve kanë përkuar”.
Tani, sipas tij, është arritur një marrëveshje për një takim në Stamboll. “Ai pasqyron një pikë gjeografike në lidhje me të cilën mundësitë e të dyja palëve përkonin. E përsëris se ne do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë vendndodhje të tjera, duke përfshirë Beogradin,” tha Lavrov në një intervistë.
Më herët gjatë ditës, Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit të Federatës Ruse, tha se negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll ka shumë të ngjarë të mbahen nesër, më 29 mars.
Por Rusia më këtë propozim nuk heq dorë nga ideja për të përfshirë edhe Ballkanin në këtë konflikt që ndodhet mijëra kilometra larg. Vetë Lavrov ka hequr një paralele mes luftës së Ukrainës me Kosovën, duke u shprehur se nuk pati reagime të tilla kur NATO ndërhyri ushtarikisht dhe bombardoi Serbinë.
Edhe pse kjo paralele nuk lidhet me natyrën e konfliktit dhe me gjenocidin serb në Kosovë me atë që po pëson në kurriz Ukraina, pasi bëhet fjalë për pushtim të rusëve dhe jo çlirimin e një shteti. Ndaj edhe ky propozim lidhet me skenaret e rrezikshme të Kremlinit, që kërkon të hapë dhe të krijojë konflikte të tjera sicc është Ballkani, ku ndikimi i Rusisë është tejet prezent.