Po i rikthehet normalitetit Ukraina? Kievi lehtëson shtetrrethimin, nis mësimi online për fëmijët

Kievi po mundohet me gjithçka për t’ja dalë të rezistojë kundrejtë ushtrisë ruse, teksa sot ka hedhur një hap drejt një realiteti të sforcuar.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, ka njoftuar ditën e sotme se ka një lehtësim të shtetrrethimit në kryeqytetin ukrainas.
Këtë njoftim ai e postoi në rrjetin social ‘Facebook’ ku shkroi se ky është një informacion i rëndësishëm dhe së orari i shtetrrethimit po ndryshon.
“Miq! Informacion i rëndësishëm! Orari i shtetit po ndryshon në Kiev dhe rajon. Nga sot 28 Mars, shtetrrethimi do të fillojë një orë më vonë dhe do të përfundojë një orë më herët. Dhe do të zgjasë nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit.”- njoftoi Klitschko.
Autoritetet lokale bënë me dije pak më parë se shkollimi në kryeqytet do të fillojë online nga dita e sotme./ Gazeta Shqip