Lufta në Ukrainë, Draghi siguron Zelensky: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Kryeministri Draghi ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Bëhet me dije nga La Repubblica se në qendër të bisedimeve, ishin zhvillimet e fundit të konfliktit në Ukrainë.
Njoftohet nder të tjera se Zelensky përmendi bllokimin e korridoreve humanitare nga forcat ruse dhe vazhdimin e rrethimit dhe bombardimeve të qyteteve.
Kurse nga ana e tij Draghi përsëriti mbështetjen e qeverisë italiane për autoritetet dhe popullin ukrainas dhe gatishmërinë e plotë të Italisë për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Ukrainë./ Gazeta Shqip