Shqipëria nuk përfiton as gaz, as pagesë tranziti nga TAP, Berisha: Beteja ime ishte anti-ruse!

Ish-kryeministri Berisha në një takim dje me mbështetës të tij në Tepelenë ka përmendur se marrëveshja e TAP ishte një projekt historik për vendin, por beteja e tij politike ishte antiruse dhe nuk e lejonte shfrytëzimin e gazit rus në Shqipëri.

“Ne arritëm një projekt historik për Shqipërinë dhe Evropën, TAP, i cili pak ditë më parë dërgoi 10 miliardët e parë të gazit në perëndim. Dua të them se beteja ime kryesore ishte anti-ruse dhe nuk mund të pranoja gazin rus. Nuk e mohoj se e gjithë përpjekja ime ishte anti-ruse, gazi rus për ne do ishte toksik, pasi kudo ku shkon mbjell korrupsion.”,-u shpreh Berisha.

Në intervistën ekskluzive për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, ideatori dhe një nga realizuesit e projektit TAP, Naskë Afezolli , u shpreh pikërisht se në Shqipëri kalon TAP dhe se ne nuk përfitojmë gaz prej tij. Për shkak të marrëveshjes që është firmosur nga pala shqiptare. Një marrëveshje, e cila e la Shqipërinë pa asnjë përfitim./M.T/dritare.net

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT