“Statusi i vendit neutral”/ Lufta në Ukrainë, Biden në bisedë telefonike me liderët e Evropës, ja çfarë po diskutohet

Presidenti amerikan, Joe Biden është duke zhvilluar një bisedë telefonike me aleatët evropianë, në lidhje me pushtimin e Ukrainës.

Mësohet se Biden do të bisedojë me Presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin e Italisë, Mario Draghi dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Mësohet, se pjesë e diskutimeve do të jetë shpallja e statusit neutral nga Ukraina. Për të ndodhur kjo, Ukraina ka kërkuar garanci sigurie nga aleatët Evropianë dhe nga vetë Rusia, që territoret e saja nuk do të cënohen./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT