TAP/ Ish-drejtori i EGL: Ministri i LSI më mbylli derën, nuk dihet marrëveshja që bëri!

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli hedh dritë mbi shumë anë të panjohura të projektit të TAP në Shqipëri.

Kujtojmë që EGL ishte kompani tregtare energjie me bazë në Zvicër, e cila inicio projektin e gazsjellësit të TAP, ndërsa Bashkim Baholli deri në vitin 2016 ishte drejtori ekzekutiv i EGL. Baholli shprehet se kur ministrinë energjikes e mori LSI atij iu mbyll dera dhe kur ministër ishte Haxhinasto ai nuk e pranoi në zyrë. Sipas Behollit ai u anashkalua nga ministria, madje edhe pse ishte drejtor ekzekutiv i EGL ai nuk e dinte se kush e bëri marrëveshje, çfarë ishte ajo marrëveshje apo nuk është bërë fare.

“Faza kritike filloi kur erdhën në ministri Dritan Prifti dhe Haxhinasto. I kërkova takim, nuk më pranoi, me kaq i ndërpreva të gjitha marrëdhëniet me ministrinë dhe unë nuk kam hyrë më ne ministri për këto problem. Ministria më mbylli derën. Kishte mbaruar projekti i TAP, ishte mbrojtur projekti edhe në KRRTSG.

Kompania jonë po merrej me organizimin e kompanisë që do merrte zbatimin e TAP dhe për zbatimin ne apeluam në shumë kompani europiane dhe u bashkuan, këtu filloi të quhej TAP si ndërmarrje sepse kjo ndërmarrje mori projektin e gatshëm dhe tani luftonte për implementimin. Në këtë kohë unë nuk gjeta përkrahje nga ministria, gjithë problemet më kritike ishin se çfarë do të përfitonte Shqipëria.

Unë isha drejtor dhe nuk më pyesnin. Deri në vitin 2016 kam qenë drejtor i EGL në Shqipëri. Unë nuk e di se çfarë marrëveshjes është bërë, nuk jam afruar në derë të ministrisë. Nuk e di kush e ka bërë marrëveshjen ose ndoshta nuk kanë bërë fare marrëveshje. Mospërfillja ndaj meje nga ministri i LSI kishte arsye se ata donin interlokutorë të tjerë. Haxhinasto nuk kishte arsye të më shpërfillte ashtu.” u shpreh në një intervistë ekskluzive për “Shqip” ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT