VIDEO/ Momenti kur Nëna Liza përzihet nga protesta: S’jemi këtu për shtëpinë tënde, përdit ti po flet

Protesta e ditës së djeshme kundër rritjes së çmimeve është shoqëruar dhe me incidente ku protagoniste ka qenë Nëna Liza e cila është bërë simboli i 5 Majit për mbrojtjen e shtëpive.

Teksa e moshuara ishte duke folur për mediat, papritur është kapur nga krahët nga një zonjë e cila i thotë se nuk janë në shesh për shtëpinë e saj, por për rritjen e çmimeve, duke e akuzuar atë për se i jep protestës ngjyra politike.

“Mos fol. Ç’është kjo, për ça kemi ardhur, për shtëpinë tënde apo për kauzën e tanishme. Prej teje thonë se është protestë politike, a ka mundësi të ikësh? Përdit ti po flet, Ik, ik”, tha ajo./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT