Ukraina: Rusia nuk po mban “premtimin”, po vazhdojnë me bombardimet

Trupat ukrainase kanë thënë se rusët po vazhdojnë të kryejnë akte të paligjshme kundër popullsisë vendase në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës dhe Kherson në jug.

“Rusia vazhdon të dërgojë trupa në Ukrainë. Forcat ruse vazhdojnë të bastisin shtëpitë e banorëve lokalë, të arrestojnë aktivistë pro-ukrainas dhe zyrtarë qeveritarë”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve ukrainas.

Kjo deklaratë vjen pas “premtimit” rus në bisedimet e paqes në Stamboll të martën për të “ulur në mënyrë drastike” operacionet ushtarake rreth Kievit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT