Arrestimet e SPAK/ “Socialistët nuk i mbrojnë hajdutët”, Spahiu: Rama i hedh legenat e tij, Berisha i mbronte?

Kreshnik Spahiu ka reagur lidhur me arrestimet e urdhër-arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahiu ka bërë një sërë pyetjesh retorike.

Spahiu shkruan se gjatë qeverisjes socialiste po arrestohen shumë ministra e deputetë të PS-së, ndërsa në qeverisjen e PD-së asnjë demokrat.

“Si e komentoni: Fakti që gjatë Qeverisjes Socialiste po arrestohen shumë ministra dhe deputet socialistë, ndërsa në Qeverisjen Demokrate asnjë demokrat do të thotë:

1- Vetëm socialistët vjedhin, ndërsa demokratët jo?

2- Ministrat e Berishës të ndershëm, të Ramës jo?

3- Socialistët nuk mbrojnë hajdutët, demokratët po?

4- Rama i hedh legenat e tij, Berisha i mbronte?

5- Socialistët janë të pasur, demokratët e varfër?

6- Arsye tjetër………….?”, shkruan Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT