A do të bëhet vend garant për paqen Rusi-Ukrainë? Kina tregohet “e zgjuar” dhe shmang pyetjen

Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në avancimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës për një armëpushim në territorin e Ukrainës.
Kjo ishte deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Wang Wenbin, teksa bëhet e ditur nga mediat e huaja se ai i është shmangur kështu pyetjes nëse Kina është e gatshme të veprojnë si vend garant për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të luajmë një rol konstruktiv dhe të ofrojmë ndihmë për normalizimin e situatës në Ukrainë”, tha zëdhënësi kinez, cituar nga TASS.
Kujtojmë se më herët, ministri i jashtëm kinez Wang Yi i bëri thirrje Zvicrës që të punojnë së bashku me Pekinin për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm kinez, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij zviceran Ignacio Cassis, sugjeroi që të dy vendet të bashkojnë forcat për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës ukrainase.
“Kina dhe Zvicra po luftojnë për një qëllim të përbashkët në lidhje me situatën në Ukrainë ”, ka thënë Wang Yi nga TASS.
Mësohet gjithashtu se zyrtari kinez theksoi gjithashtu se sanksionet perëndimore kundër Rusisë “vetëm do të komplikojnë një situatë tashmë të vështirë ndërkombëtare”./ Gazeta Shqip