A po shkon drejt një humbjeje të sigurt Rusia? “Shokohet” Putin, i vritet një tjetër kolonel

Një tjetër kolonel rus, është vrarë në frontin e luftës jashtë Kharkivit.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët e Kievit, teksa kujtojmë se koloneli i vrarë është i teti në radhë. Bëhet fjalë për kolonelin Denis Kurillo, komandant i Brigadës së 200-të.

“Brigada e Kurilos kishte pësuar humbje të mëdha në betejën e ashpër, ” tha ushtria ukrainase në një deklaratë zyrtare për mediat.

Koloneli Kurilo është i fundit në listën e gjatë të liderëve ushtarakë rusë të vrarë në terren në territorin ukrainas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT