Qeveria miraton indeksimin me 3.3% të pensioneve, ministrja: Kostoja e shpenzimeve u rrit me 2500 lekë

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme indeksimin e të gjithë kategorive të pensioneve me 3.3%.
Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
“Ka një efekt në buxhet prej 3.3 mld lekësh. Sipas llogarive është 2500 lekë shtesa e një familje të shpenzimeve të një familje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për 3 muaj me qëllim përballimin e kësaj situate”.
Ajo theksoi se shpenzimet e llogarituara shkojnë deri në 2500 lekë, por se qeveria e rriti shumën.
“3.3 % indeksim të pensioneve, 3.3 mld lekë . parashikimi fillestar ishte 2.4 % , megjithatë për shkak të rritjes së çmimeve indeksimi do të bëhet i rritur me 3.3 %. 2500 lekë është shtesa e në një familje mesatare lidhur me rritjet e çmimeve të shportës, ne kemi dhënë 3000 lekë”, tha Ibrahimaj.