“Do veprohet si me Tahirin”, Hoxha: Do të ketë arrestime të tjera nga SPAK nëse…

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se nëse do të ketë ndryshime në qeveri, SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve.
Ai tha sot në “News24” se Prokuroria duhet inkurajuar në rastet e hetimit dhe nuk duhet t’i nënshtrohet presionit.
“Skema që është ngritur e kam parë të Becchetti. Me atë skemë na mundi ne. Kjo çështje nisi; shkarpat dhe drutë i solli media, zjarrin ia vunë forcat e opozitës, SPAK s’ka ku të shkojë më. Pritshmëria vijon të jetë më larë. Synohet të shkohet më lart. Ky është hapi i dytë, pasi hapi i parë ishte Elbasani. Çështja e Fierit është tjetërsimi i tokës-truall.
SPAK ka shkuar te bishti. Gjejmë rastin që të inkurajojmë prokurorinë, që mos t’i nënshtrohet presionit. E di që opozita kërkon që të arrestohet Rama dhe të lërë karrigen bosh dhe të vijë tjetri. Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë; SPAK do shkojë dhe më tej”, u shpreh Artan Hoxha.
“Ka disa indikatorë politika. Po flitet se mund të ketë një ndryshim në kabinetin qeveritar. Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë; SPAK do shkojë dhe më tej. Nëse nuk ndryshon ndonjë nga kabineti, SPAK nuk shkon më tej. Rama vepron në këtë formë personi që shkon në burg, në fillim jep dorëheqje dhe PS distancohet. Kur u dorëhoq Tahiri, ikën dhe 3 ministra të tjerë, për të mbuluar pjesën e Tahirit”, theksoi ai.